Një 38-vjeçar është arrestuar në Gramsh pasi ka gjuajtur me shpullë dhe i ka hyrë më forcë në shtëpi një 18-vjeçareje.
Pas verifikimeve rezultoi se 38-vjeçari është me precedent penal në fushën e vjedhjes.
“Arrestimi i tij u bë pasi ka kallëzuar një 18 vjeçare, se 38-vjeçari i është futur pa dëshirë në banesë, e ka goditur me shpullë dhe ka tentuar ta marrë me forcë.
Nga verifikimet e kryera menjëherë pas kallëzimit, rezultoi se shtetasi E. K. është dhe me precedent penal në fushën e vjedhjes.
Në drejtimin e Prokurorisë po punohet për dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të këtij rasti”, njoftoi policia.