E enjte, 29 Maj, 2025

I dënuar nga autoritetet italiane me afro 6 vite burg për përdhunimin e vajzës së tij, arrestohet 60-vjeçari

Një 60-vjeçar i identifikuar si N. Ll., ka rënë në prangat e policisë, pasi autoritetet italiane e kanë dënuar me 5 vite e 10 muaj burg për përdhunimin e vajzës së tij.

Nikolla Llogo ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar më datë 23.05.2025 nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Bolonjës e ka dënuar me 5 vjet e 10 muaj burgim, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur” (me vajzën e tij), ngjarje e ndodhur në komunën Noceto, Itali.

“I dënuar në Itali, me 5 vjet e 10 muaj burgim, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur”, kapet në Durrës nga Operacionalja, 60-vjeçari.

Bazuar në informacionin e marrë, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Operacionalja 46”, në kuadër të të cilit u bë e mundur kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimi, i shtetasit Nikolla Llogo, 60 vjeç, banues në Durrës”, njofton policia.

Vijon puna për finalizimin e ekstradimit të tij drejt Italisë.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit