Ish minatorët e Bulqizës të cilët kanë dalë në pension, por presin prej vitesh miratimin e statusit të minatorit, një e drejtë që shumë vende të botës ja kanë dhënë kësaj kategorie të shoqërisë, por që në vendin tonë ende jo.
Premtimet majtas e djathtas kanë rënë në vesh të shurdhër, pasi për minatorët nuk ka ndryshuar asgjë.
Ismail Qorri nga fshati Sopot i Njësisë Administrative Zerqan në Bashkinë Bulqizë thotë se ka punuar 22 vite në thellësi, por mundi e djersa e tij nuk është shpërblyer.
Ai kërkon që politika të mbajë fjalën dhe tju japë një të drejtë të mohuar në gjithë këto vite demokraci.
Ismaili shprehet se kushtet e punës kanë qenë shumë të vështira, por asnjëherë puna e tyre nuk është vlerësuar siç duhet.
Në moshën 80 vjeçare, Ismail Qorri thotë se nuk e din a do të jetojë deri kur të miratohet statusi i minatorit.