Pas një periudhe të gjatë në hije dhe polemikave që tronditën imazhin e tij në publik, Will Smith është gati të rikthehet fuqishëm në skenë këtë verë. Aktori dhe muzikanti i njohur ka paralajmëruar një turne me emrin “Based On A True Story”, duke premtuar një kombinim të materialeve të reja muzikore dhe hiteve ikonike si “Miami” dhe “Gettin’ Jiggy Wit It”.
Turneu nis më 25 qershor në Marok dhe do të përmbyllet në Paris më 2 shtator, por ajo që ka tronditur më shumë fansat nuk është lista e qyteteve ku do të performojë – që përfshin edhe destinacione të pazakonta si Scarborough dhe Wolverhampton – por çmimi i biletave VIP.
Për të pasur akses në backstage, kontrollin e zërit dhe një poster të firmosur, një fans duhet të paguajë deri në 1510 euro. E nëse dikush dëshiron të bëjë një foto me vetë Smith, duhet të shtojë edhe 400 paund të tjera, thjesht për një selfie. Komentet nuk kanë munguar në rrjet: “Scarborough? Kjo është si të luash për Sokratesin te Garforth Town”, “Will Smith te Wolverhampton? Kjo nuk ishte në kartën time të bingos për vitin 2025”, janë vetëm disa nga reagimet e ndjekësve të habitur.