Dashi – Një ide mund t’ju vijë atëherë kur më pak e prisni duke zgjidhur një çështje që ju ka penguar. Këndvështrimi juaj mund të ndryshojë dhe të gjeni zgjidhje të zgjuara. Sot do të jeni shumë i mprehtë, i artikuluar dhe problemet do t’i përballoni me mençuri.
Demi – Do t’i shihni talentet tuaja në një dritë të re duke i cilësuar si burim të ardhurash. Mos e nënvlerësoni potencialin. Një lëvizje e zgjuar apo kreative mund të jetë e duhura.
Binjakët – Mendimet tuaja janë shumë aktive sot, por s’duhet t’i besoni çdo gjëje që ju vjen ndërmend. Dyshimet, nervozizmi janë thjesht mendime dhe skenarin mund ta ndryshoni ju.Mendja është kënd lojërash, jo burg.
Gaforrja – Një çështje që ka qenë prezente prej kohësh nis të marrë kuptim. Mund të jetë diçka emocionale, një dyshim apo zakon, por do të çliroheni. Nuk do të jetë dramatik, por thjesht një pohim i prerë.
Luani – Jeni gati për mundësi të reja, por ka një devijim, një rrugë që ju nxjerr nga zona e rehatisë dhe njëkohësisht është shumë emocionuese. Duhet të veproni dhe silleni ndryshe. nNdryshimi i këndvështrimit do të jetë madhor.
Virgjëresha – Fuqia juaj mendore po funksionon në të gjithë kapacitetin e saj. Ndërsa të tjerët heqin dorë nga diçka, ju do të shihni lehtësisht sesi ta bëni që të funksionojë.Talenti juaj për t’i ndërlidhur gjërat do t’i kthejë situatat në triumf. S’është magji, por truri juaj brilant.
Peshorja – Kureshtja ju udhëheq drejt një margaritari të fshehur që është ajo për të cilën keni nevojë tani. Jeni në kërkim të mençurisë, arratisë apo të qeshurës dhe do të gjeni diçka që do t’ju ofrojë atë që ju duhet.
Akrepi – Një ide, kujtim apo frikë do të shpërbëhet sepse do ta shihni ndryshe. Ajo që më parë ngjallte shqetësim ose hezitim, është më e menaxhueshme. Ky moment shënon daljen nga e vjetra dhe hyrjen në një version më të lirë të vetes.
Shigjetari – Do të hasni një lidhje që do të kthehet në një miqësi të pazakontë. Ky person sheh një anë tuajën që të tjerët s’e vënë re dhe kjo ju bën të ndiheni vërtet mirë.
Bricjapi – Jeni në kulmin e produktivitetit tuaj, por do të gjeni një rrugë të shkurtër që e zgjidh problemin në më pak kohë. Thënë thjesht, do të punoni me zgjuarsi duke lënë më tepër kohë për gjërat që doni të bëni vërtet.
Ujori – Diçka që s’e keni provuar më parë dhe mund të nisë në mënyrë rastësore, mund të kthehet në një metodë qetësimi, frymëzimi dhe kënaqësie. Lejojeni veten ta shijojë këtë moment dhe mos u habisni nëse ju transformon.
Peshqit – Jeta në ambientin familjar merr një kthesë pozitive. Sot do të gjeni diçka që është e thjeshtë dhe plotëson nevojat tuaja duke i lehtësuar gjërat. Madje,do të habiteni sesi keni vepruar ndryshe deri më tani.