E shtunë, 31 Maj, 2025

Plagoset minatori në Bulqizë, niset drejt spitalit të Peshkopisë

Një minator është plagosur mesditën e sotme në Bulqizë dhe është dërguar drejt spitalit të Dibrës.

Minatori punonte si ndihmës armator në një nga nivelet e galerisë AlbChrom.

Teksa punonte për ndërtimin e frontit të galerisë është shkëputur një tub, duke e goditur në këmbë.

Sipas mjekëve i plagosuri kishte vetëm një frakturë në këmbë por për mungesë të mjekëve kirurg në Bulqizë, është nisur në Peshkopi për mjekim më të specializuar.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit