E premte, 30 Maj, 2025

Berisha akuzon Bashën: Kishte projekt koalicionin me Ramën dhe karrigen e tij më 2021…!

Sali Berisha u pyet sot nga gazetarët gjatë konferencës edhe për zgjedhjet e vitit 2021 në lidhje me deklarimin e tyre nga ish-kryetari Lulzim Basha si masakër elektorale.

“Lulzim Basha nuk bëri as edhe përpjekjen më të vogël për të denoncuar dhe faktuar farsën elektorale të vitit 2021, kurse unë e kam denoncuar atë. Madje edhe atëhere, më 27 prill, kam bërë artikullin se vota vdiq pa hyrë në kuti. Unë kam urdhëruar faktimin e provave për zgjedhjet e 11 majit, dorëzimin e tyre.

Kurse Lulzim Basha luftoi për karrigen e tij, e patë ju, ai nuk ishte i lirë, ai kishte projekt tjetër. Ai kishte projekt koalicionin. Lexoje ti mesazhin që i shpallte të dy fitimtarë të zgjedhjeve (pretendon aleancën Basha-Rama për qeveri të gjerë PD-PS)”, u shpreh kreu i selisë blu.

Ndërsa për analizën e humbjes së thellë të 11 majit nga PD, ai këmnëbguli se prioritet aktualisht ka denoncimi i farsës elektorale të Ramës dhe më pas analiza.

“Unë nuk kam dy standarde, jam koherent në atë që kam thënë, e kam thënë edhe më 2021, një herë faktimi dhe më pas analiza. Kam bërë përpjekje për ta denoncuar këtë farsë”, komentoi kryetari i PD.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit