E diel, 1 Qershor, 2025

Fshati i qershive, këtë vit pa prodhim, në rrezik edhe pemët

Fermerët e Dibrës, të cilët u dëmtuan nga temperaturat e ulta të fillim të muajit prill të këtij viti, kërkojnë mbështetje nga ana e strukturave shtetërore. Më të prekur kanë qenë fermerët e frutikulturës, kryesisht të qershisë, por edhe të pemëve të tjera frutore. Jazim Azari është një nga fermerët e dëmtuar këtë vit nga moti i keq.

Ai thotë se çdo vit nxirrte deri në 9 milion lekë të vjetra nga frutat e qershisë, por këtë vit as për të ngrënë për vete nuk ka.

Jazimi shton se i gjithë fshati është dëmtuar këtë vit pasi nuk qershia nuk ka fruta, por as mollët, arrat etj. Fermeri Jazim Azari kërkon subvencionim nga shteti pasi, sipas tij, dëmi ekonomik është shumë i madh. Ai shton se deri tani nuk është dhënë asnjë ndihmë por vetëm me fjalë.

Ndërkohë, vetëm dy ditë më parë ulja e ndjeshme e temperaturave ka dëmtuar edhe gjethet e qershisë, duke rrezikuar që dëmi të jetë akoma më i madh për të gjithë fermerët që kanë kultivuar qershi.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit