E enjte, 5 Qershor, 2025

Aksident me dy të plagosur në Bulqizë, makina përmbyset jashtë rruge

Një aksident i rëndë është shënuar dje ku dy makina janë përplasur më njëra tjetrën, dhe për pasojë kanë ngelur të plagosur dy drejtuesit e mjeteve.

Siç shihet edhe nga pamjet njëra nga makinat ka përfunduar e përmbysur në livadh. Sipas policisë së Bulqizë ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Bulqizë-Pishat në vendin e quajtur “Ura e Vocit”.

Fillimisht aksidenti është pikasur nga drejtuesit e tjerë të cilët kanë njoftuar ambulancën dhe policë e Bulqizës të cilët kanë shkuar menjëherë në vendngjarje duke bërë të mundur dërgimin e dy drejtueseve të automjete drejt spitalit të Bulqizës ku u është dhënë ndihma e parë.

Ndërkohë bluzat e bardha bëjnë me dije se dy të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën, sakaq policia dhe grupi hetimor ka nisur hetimet rreth shkaqeve të aksidentit!

Artikuj te ngjashem

Me te fundit