E premte, 6 Qershor, 2025

Strakosha besimplotë para sfidës ndaj Serbisë: Të përqëndruar vetëm në fushë, i mundim dhe vazhdojmë të ëndërrojmë

Portieri i Shqipërisë, Tomas Strakosha ka dalë në konferencën e zakonshme për mediat, teksa na ndajnë 3 ditë para duelit me Serbinë.

Gardiani kuqezi u shpreh se do të jetë një ndeshje e vështirë, por që e kanë përgatitur mjaft mirë dhe se janë gati. Ndër të tjera ai tha se duhet të tregojnë që e meritojnë Botërorin dhe të fitojnë për të vazhduar ëndrrën.

“Nuk e shikoj veten personalisht, duhet të punojmë të gjithë si grup. Ata janë një grup i mirë, por edhe ne kemi kualitet, e përballojmë mirë Serbinë dhe jemi gati për atë ndeshje. Deri tani po shikoj djemtë që janë të përgatitur, të emocionuar si për çdo ndeshje, e di që për tifozët është diçka më shumë. Por ne dimë që vlen për 3 pikët dhe jo më shumë, duhet të bëjmë të lumtur tifozët tanë dhe te festojmë me të. Tifozët e kanë treguar se nuk është një ndeshje si ato që kemi luajtur tani, por ne shikojmë nga ana sportive. Duhet të tregojmë që e meritojmë Botërorin dhe e shtuna është ndeshja më e rëndësishme që kemi tani për të vazhduar ëndrrën tonë, e kemi përgatitur shumë mirë deri tani, çunat janë pozitivë dhe besoj mund tja dalim, deklaroi Strakosha.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit