E enjte, 5 Qershor, 2025

Xheneta Fetahu rikthehet në “She’s on Top” si opinioniste, pas përjashtimit që bëri bujë

Një vit më parë, emri i Xheneta Fetahut u bë i njohur për publikun kur mori pjesë në spektaklin “She’s on Top” në Top Channel, nga ku u përjashtua pas një incidenti fizik me një tjetër konkurrente, moment që bëri xhiron e rrjeteve sociale dhe ndezi reagime të shumta.

Por këtë sezon, Xheneta kthehet në të njëjtin format, kësaj radhe me një rol të ri: atë të opinionistes në “She’s On Top Club”. Lajmi u konfirmua zyrtarisht në rrjetet sociale, ku thuhej: “Dikur konkurrente, tani opinioniste, Xheneta premton show dhe komente pa filtra.”

 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit