E enjte, 5 Qershor, 2025

Bulqizë – Tokat në Miresh të lëna djerrë, banorët kërkojnë mbështetje dhe rihapjen e doganës historike

Në fshatin kufitar Miresh, Njësia Ostren, Bashkia Bulqizë, tokat bujqësore po mbeten të papunuara si pasojë e braktisjes së vazhdueshme nga popullsia dhe mungesës së mbështetjes institucionale.

I ndarë nga Maqedonia e Veriut vetëm nga lumi Drin i Zi, kontrasti mes dy anëve është i dukshëm: tokat e punuara nga fqinjët dhe tokat djerrë në anën shqiptare.

Banorët e mbetur kërkojnë gjithashtu rihapjen e pikës doganore që ekzistonte në kohën e mbretërisë zogiste, pasi dogana aktuale e Trebishtit, sipas tyre, është e padobishme për zonën dhe nuk lehtëson komunikimin me shtetin fqinj.

Banorët shpresojnë që zëri i tyre të dëgjohet dhe institucionet të reagojnë për të shmangur braktisjen e mëtejshme të zonës.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit