Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka vendosur të hapë kutitë e votimit të qarkut Tiranë për një rinumërim të plotë të votave. Vendimi u mor me kërkesën e dy anëtarëve të KAS-it dhe përfshin të gjitha qendrat e votimit në këtë qark, duke përfshirë edhe ato të votave të ardhura nga diaspora.
Për shkak të volumit të madh, mbi 1282 kuti votimi, procesi i rinumërimit do të zhvillohet në një datë ende të pacaktuar, pasi kërkon kohë për organizimin logjistik.
Lajmi u bë publik nga anëtari i KQZ-së, Ledio Braho, i cili deklaroi:
“Në lidhje me kërkesën për provë – këqyrjen e kutive të fletëve të votimit për qarkun Tiranë, KAS me shumicë votash e rrëzon këtë kërkesë ankimore.
Por, me kërkesë të dy anëtarëve të KAS-it, do të bëhet këqyrja e kutive të fletëve të votimit për qarkun Tiranë.
Duke qenë se ky proces merr kohë për organizimin e logjistikës, pasi janë mbi 1200 qendra votimi, etapa për organizimin e këtij procesi do të merret në një moment tjetër.