E enjte, 5 Qershor, 2025

Tragjike/ Vetëvritet punonjës i Gardës së Republikës! Gjendet pa jetë brenda makinës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytet, ndërsa mësohet se një punonjës i gardës së Republikës, është vetëvrarë.

Viktima është identifikuar si shtetasi G. Lelçaj, ndërsa ngjarja ka ndodhur në garazhin e makinë, pranë banesës së tij.

Ai është gjetur në makinë, i vetëvrarë me armën e shërbimit,

Mësohet se ishte në proces divorci me bashkëshorten, ndërsa policia ka nisur hetimet.

“Më datë 05.06.2025, rreth orës 02:00, në rrugën “Mihal Grameno”, është konstatuar pa shenja jete, në automjetin e tij të parkuar brenda garazhdit të banesës së tij, dyshohet i vetëvrarë me armën e shërbimit, shtetasi G. L., 47 vjeç, punonjës i Gardës së Republikës.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, njoftoi policia.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit