Kjo nuk është flutura kineze e cila ka bërë dëme të parikuperueshme në shkurret e bushit në të gjithë rrethin e Matit por jo vetëm.
Ky lloj future është shfaqur në zonën e urakës dhe kryesisht qëndron në vijën liqenore apo të zallit të Urakës.
Banorët e zonës kanë ngritur shqetësimin e pranisë së madhe të këtij lloji future, e cila për momentin nuk shihet nëse është dëmtuese, por konstatohet se qëndron në vende ku ka lagështi, siç është bgregu i liqenit të Ulzës apo dhe bregu i zallit të Urakës.
Flutura ka ngjyrë të errët dhe portokalli në anën e krahëve, ndërsa nuk shfaqet aggresive ndaj bimësisë. Jashtë kameras, banorët e zonës kërkojnë që ky rast të studiohet nga specialistët, pasi kanë frikë se ky lloj insekti mund të jetë i dëmshëm për bimët e mbjella apo për pemët.
Prania e fluturës vihet re në një rreze të shkurtër nga Uraka deri në afërsi të urës që lidh zonën me fshatin Rrethe-Baz.
Ekspertët e pyetur për këtë fenomen e lidhin grumbullimin e pazakontë të fluturave në zonën e Urakës me një kombinim faktorësh natyrorë, përfshirë rritjen e nivelit të lagështisë, ndryshimet sezonale të temperaturës dhe ciklet natyrore të shumimit të insekteve. Habitatet pranë ujërave të ëmbla si bregu i liqenit të Ulzës dhe shtrati i zallit krijojnë kushte ideale për zhvillimin dhe përhapjen e disa llojeve të fluturave, veçanërisht atyre që nuk përbëjnë rrezik të menjëhershëm për bimësinë. Megjithatë, për të përjashtuar çdo mundësi ndikimi negativ në ekosistemin lokal, prania masive e këtij lloji duhet të monitorohet nga entomologë dhe specialistë të biodiversitetit, të cilët mund të përcaktojnë saktësisht natyrën dhe ndikimin potencial të këtij fenomeni.