U referuan materialet në Prokurori për shtetasin J.D., 40 vjeç, banues në Bulqizë, i cili dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me shuplakë, për shkak të detyrës shtetasen Sh.D 26 vjeçe.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.