Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve po rinumëron 42 kutitë e qarkut të Dibrës.
42 kutitë do të hapen për rinumërimin e votave të PD- ASHM për të parë votat preferenciale mes kandidatëve.
Në një kuti Gjunkshi rikuperoi 7 vota , ndërsa i ishin shënuar zero.
Kutitë e Dibrës hapen me kërkesë të kandidatit të PD Xhemal Gjunkshi i cili pretendon se vota e tij nuk është lexuar siç duhet. Ai ka pretendime se vota e tij është trafikuar.
Numërimi i votave sot nuk ndryshon rezultat se PD ka fituar dy mandate në listën e mbyllur në këtë qark.
Gjunkshi vjen pas Përparim Spahiut në listë të hapur i cili renditet para tij me 120 vota diferencë.