E premte, 13 Qershor, 2025

Nëna e Martin Canit pas publikimit të videos: Nuk munda ta shoh. Është kaluar vija e kuqe

Florina Cani, nëna e 14-vjeçarit të ndjerë Martin Cani, foli për herë të parë mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion”, pas publikimit të pamjeve të ndjeshme nga incidenti tragjik që ndodhi pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë.

Pamjet e konfliktit që çuan në humbjen e jetës së djalit të saj janë shpërndarë në disa media, por Florina thotë se nuk ka pasur forcë t’i shohë. Ajo rrëfeu se është shumë e tronditur dhe se vetëm ideja që ato momente janë bërë publike i ka shkaktuar një dhimbje të thellë.

“Me thënë të drejtën, po mundohemi ta marrim pak veten dhe ta kthejmë dhimbjen në forcë. Dhimbja çdo ditë shtohet, por ne duam që Martinin mos ta humbim me kujtimet e tij. Gjithsesi u trondita jashtë mase shumë, tronditje e madhe psikologjike. Ne kemi falenderuar mediat që na kanë qëndruar pranë, por ishte tronditëse! Unë nuk e dija që videoja ishte e publikuar, nuk munda që ta shikoj! Ne jetojmë me dhimbje dhe unë nuk dua që kjo pjesë të shfaqet herë pas here. Nëse kalon vijën e kuqe, duhet çdo njeri të marrë atë që meriton. Ka forma të ndryshme nëse do të ngresh zërin, jo duke shfaqur videon tepër të rëndë. Ka momente që qajmë të dy bashkë, ka momente që dalim. Po e kthejmë në forcë, nuk dua që plaga ime të shfaqet…,” u shpreh nëna e Martinit.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit