Sipas të dhënave paraprake, ishte piloti që sinjalizoi për një situatë të pazakontë vetëm sekonda pasi aeroplani ishte ngritur në rreth 200 metra lartësi, kur papritur ndryshoi kurs dhe humbi kontrollin. Avioni u përplas në një zonë të banuar teksa pas kontaktit me objektet shpërtheu në flakë.Në bord ndodheshin 242 persona, përfshirë 230 pasagjerë dhe 12 anëtarë të ekuipazhit. Mes tyre, shumica janë 169 shtetas indianë, 53 britanikë dhe 7 portugezë. Avioni ishte nisur nga aeroporti Sardar Vallabhbhai Patel në orën 08:30 të mëngjesit me destinacion Londrën, ku pritej të mbërrinte në aeroportin “Gatwick” gjatë orëve të pasdites.

Sipas autoriteteve, avioni ishte në gjendje të mirë teknike dhe nuk kishte shfaqur më parë probleme.

Piloti kishte mbi 8 mijë orë fluturimi, ndërsa bashkëpiloti mbi 1 mijë. Megjithatë, hetimet janë në vazhdim për të përcaktuar arsyen e saktë të aksidentit.