E martë, 17 Qershor, 2025

Kthjellime dhe vranësira, si do variojnë temperaturat gjatë ditës

Ditën e sotme në vendin tonë, gjatë orëve të paradites do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të shpeshta, ku më më theksuara kthjellimet paraqiten përgjatë vijës bregdetare.

Pas mesditës dhe në vijim, pritet shtim i vranësirave si fillim në skajin verior dhe gradualisht përfshijnë gjysmën Lindore të vendit, duke gjeneruar rrebeshe afat-shkurta shiu.

Parashikohet që mbrëmja dhe nata të sjellin përmirësim të situatës atmosferike, duke bërë që bregdeti dhe zonat e ulëta të dominohen nga kthjellime, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të mbeten zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes, por ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C vlera më e ulët në Verilindje të vendit, deri në 34°C pritet vlera maksimale në qytetin e Beratit.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare me shpejtësi maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit