E martë, 17 Qershor, 2025

Lamine Yamal në një romancë? Kush është ish-stjuardesa 30-vjeçare

Lamine Yamal është në qendër të vëmendjes jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj.

Ylli i Barcelonës, sipas mediave spanjolle, është bë një romancë me influencuesen dhe ish-stjuardesën 30-vjeçare, Fati Vazquez.

Thashethemët u nxitën pasi të dy postuan foto nga pushimet e tyre, ku ndjekësit vunë re shumë detaje të përbashkëta.

Një helikopter, pjesa e brendshme e një avioni privat, një hotel me pishinë dhe një çati me pamje nga perëndimi i diellit në një rajon të Italisë u shfaqën në llogaritë e Yamal dhe Vázquez, megjithëse të dy nuk publikuan asnjë foto të tyre së bashku.

Ndërkohë një tjetër influencere, në rrethin e ngushtë të Yamalit, mohoi thashethemet për një lidhje romantike, megjithëse pranoi se të dy u takuan në Itali në shoqëri të përbashkët.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit