E mërkurë, 18 Qershor, 2025

Bes Kallaku fshin çdo “gjurmë” të Xhensilës

Historia e dashurisë mes Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt nuk pati fund të lumtur. Çifti u nda para pak kohësh dhe të paktën nga ndarja përfituan sukses me këngët që nxorën asokohe.

Por një nga detajet më të veçanta që tregonte dashurinë e tyre ishte tatuazhi që Besi kishte bërë në trupin e tij, një shenjë e paharrueshme e lidhjes që kishin ndërtuar. Tatuazhi përmbante inicialet e tyre “B – Xh”, të cilat simbolizonin emrat e tyre – Besi dhe Xhensila – dhe kishte përfituar shumë vëmendje.

Megjithatë, pas ndarjes, duket se Besi ka marrë një vendim drastik për të lënë pas të kaluarën. Ai ka filluar një proces transformimi personal duke mbuluar inicialin “Xh” me ngjyrë të zezë. Ky veprim nuk është vetëm një vendim estetik, por edhe një simbolikë e fortë e përfundimit të kësaj marrëdhënie në jetën e tij, duke fshirë gjurmët e një dashurie që tashmë është mbyllur.

Me pak fjalë, Besi nuk e nxori vetëm nga jeta Xhensilën e tij, por edhe nga këmba.

Bes Kallaku fshin çdo ‘gjurmë’ të Xhensilës

Artikuj te ngjashem

Me te fundit