Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Maliqit, ku një 59-vjeçar dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur.
Sipas dëshmisë në polici, e mitura ka dalë të hedhë mbeturinat dhe teksa po kthehej në banesë fqinji i saj i ka zënë rrugën në katin e dytë.
59-vjeçari e ka prekur në pjesë intime dhe ka tentuar ta puthë, ndërkohë që vajza është përpjekur disa herë të largohet.
Ai i ka dhënë disa karamele, si dhe i ka thënë se do t’i jepte lekë, por 12-vjeçarja ka arritur t’i shpëtojë nga duart pasi e ka goditur në këmbë dhe ka shkuar menjëherë në shtëpi ku i ka treguar ngjarjen nënës së saj.
Kanë qënë prindërit e të miturës, të cilët kanë shkuar pranë komisariatit të Maliqit bashkë me 12-vjeçaren, e cila në prani të psikologut ka treguar rrethanat e ngjarjes.
Pas denoncimit në polici, uniformat blu kanë arrestuar 60-vjeçarin.
Sipas dëshmive të dhëna në polici nga nëna dhe e mitura, vajza kishte dalë për të hedhur mbeturinat dhe teksa po kthehej fqinji i saj i ka dalë në katin e dytë dhe i ka zënë rrugën. Ai e ka prekur në pjesë intime dhe ka tentuar ta puthë, ndërkohë që vajza është përpjekur disa herë të largohet. Ai i ka dhënë disa karamele si dhe i ka thënë se do t’i jepte lekë’ por vajza ka arritur ti largohet pasi e ka goditur në këmbë dhe ka shkuar menjëherë në shtëpi, ku i ka treguar ngjarjen nënës së saj. Menjëherë ato i janë drejtuar komisariatit të Maliqit për të denoncuar rastin.
Hetimet e mëtejshme do të hedhin më tepër dritë mbi ngjarjen e rëndë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin S. B., 59 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 12-vjeçare”, njoftuan blutë.