Duket që për bletarinë këtë vit është një sezon i mbarë për shkak të kushteve optimale atmosefrike gjatë periudhës së lulëzimit të luleve.
Bletari Adhurim Qorri nga fshati Sopot i Bulqizës thotë se ndryshe nga viti i kaluar ku prodhimi ishte thuajse minimal, këtë vit është ndryshe.
Sipas bletarit Qorri vetë zona është e pastër pasi nuk përdoren shumë pesticide në kulturat bujqësore.
Prodhimi i mjaltit për bletarin Adhurim Qorri mnuk mbetet pa shitur sepse klientët e kanë rezervuar disa muaj më parë.
Ai e ka vendosur bletën afër banesës dhe nuk e ka shëtitëse si disa bletar të tjerë që e dërgojnë në zona të ndryshme për të mbledhur nectar.
Veç bletarisë, Adhurim Qorri thotë se ai dhe familja e tij merren edhe me bujësi, ku kultivojnë kultura të ndryshme bujqësore që më pas prodhimet i shesin në treg.