Irani akuzoi të enjten organin mbikëqyrës bërthamor të OKB-së se vepron si “partner” në atë që e përshkroi si “luftë agresioni” e Izraelit.
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) akuzoi Iranin në një raport para fillimit të luftës Iran-Izrael për mosrespektim të detyrimeve të tij në programin e tij bërthamor.
“Narrativat mashtruese kanë pasoja të tmerrshme, z. Grossi, dhe kërkojnë llogaridhënie.
Ju tradhtuat regjimin e mospërhapjes; Ju e keni bërë IAEA-n partner në këtë luftë të padrejtë agresioni”, shkroi në një postim në “X” zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Iranit, Esmaeil Baqaei, drejtuar kreut të agjencisë, Rafael Grossi.