E enjte, 19 Qershor, 2025

Jasir Asani drejt një kapitulli të ri në karrierë, pranë kalimit në elitën e futbollit japonez

Duket se kjo verë do të sjellë një tjetër lëvizje të rëndësishme për sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Jasir Asani. Pas një sezoni me paraqitje të mira në kampionatin korean me Gwangju FC, 30-vjeçari është pranë një transferimi të ri.

Burime pranë tregut aziatik raportojnë se Asani është shumë afër marrëveshjes me klubin Yokohama F. Marinos, një nga ekipet më të njohura të Japonisë dhe pjesëmarrëse e rregullt në kompeticionet aziatike.

Ky kalim do të ishte një hap i rëndësishëm në karrierën e tij, duke e futur Asanin në skenën e futbollit japonez, një kampionat me ritëm të lartë, standarde të mira dhe audiencë gjithnjë e në rritje.

Asani ka qenë një element i rëndësishëm për kuqezinjtë në kualifikueset e fundit dhe një lëvizje e tillë mund të ndihmojë më tej formën e tij në prag të sfidave që e presin me fanellën e Kombëtares.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit