E enjte, 19 Qershor, 2025

Konflikti lë disa familje pa ujë të pijshëm e vaditës në Çerenec të Sipërm të Bulqizës

Një koflikt mes familjeve në fshatin Çerenec i Sipërm, në Bashkinë Bulqizë, ka bërë që disa familje të mbeten pa ujë të pijshëm dhe pa ujë vaditës.

Rasim e Fatmira Lica thonë se problemi i tyre zgjat prej dekadash ndërsa kanë trokitur në çdo institucion shtetëor por nuk kanë marrë zgjidhje.

Sipas tyre, uji i cili bllokohet nga komshinjtë që janë më afër burimit ka qenë pronë e familjes së tyre, por që prej 25 vitesh sfrytëzohet nga persona të tjerë, ndërsa vetë familja e tyre por edhe shumë të tjera janë pa ujë të pijshëm në shtëpi.

Gjithashtu, ata shprehen se me këtë burim uji, i cili rrjedh në tokën e familjes Lica, edhe kanë pas vaditur, ndërsa sot vuajnë thatësirën. Apeli i tyre ndaj policisë dhe bashkisë për zgjidhjen e konfliktit, sipas çiftit Lica, ka rënë në vesh të shurdhër.

Familja Lica shpreson se pas apelit mediatik do të gjendet një zgjidhje për këtë problem, i cili mund të tejkalojë konfliktin edhe në formën më të rënde.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit