E enjte, 19 Qershor, 2025

“Osmani” me pushime në Vlorë, pritet në takim nga kryebashkiaku

Protagonisti i njohur i serialit “Osmani”, aktori turk Burak Özçivit, ka zgjedhur Shqipërinë si destinacionin e radhës për të pushuar.

Aktori ka vizituar sot edhe ambientet e bashkisë ku ndër të tjera kryebashkiaku Ermal Dredha shprehet se qyteti bregedetar i la shumë mbresa.

“Deri sot, nuk kisha parë kaq shumë njerëz në Vlorë, të prisnin në radhë, për të bërë një fotografi me Burak Özçivit. Kënaqësi ta prisja sot në zyrë, bashkë me stafin e bashkisë, dhe të kalonim kohë në Vlorën që i la mbresa të shkëlqyera! Na bashkuan projektet që kanë qëllim promovomin e Vlores si destinacion turistik dhe jo vetëm”, shkruan Dredha.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit