E enjte, 19 Qershor, 2025

Provimi i klasave të 9-a/ 28 mijë nxënës testohen sot për Gjuhën Shqipe

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu përshëndeti sot 28 mijë nxënësit e klasave të 9-a zhvillojnë sot provimin e Gjuhës Shqipe.

Provimi do të kryhet në 340 qendra që administrohen dhe monitorohen nga stafe të kualifikuara të institucioneve arsimore.

Provimet shënojnë fazë të rëndësishme në formimin e nxënësve ndërsa ata përgatiten të nisin studimet e nivelit të dytë.

“Suksese 28 mijë nxënësve që nisin sot provimet kombëtare të arsimit bazë, duke filluar me provimin e Gjuhës Shqipe e më pas në Matematikë, Gjuhë e Huaj dhe Gjuhë Amtare.
Provimi do të kryhet në 340 qendra që administrohen dhe monitorohen nga stafe të kualifikuara të institucioneve tona arsimore”, shkruan ajo.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit