Çmimet e ushqimeve në Shqipëri kanë kapërcyer për herë të parë mesataren e Bashkimit Europian. Sipas të dhënave të fundit nga Eurostat, në vitin 2024, indeksi i çmimeve për ushqime dhe pije joalkoolike në Shqipëri arriti në 100.1% të mesatares së BE-së, duke e vendosur vendin tonë në të njëjtin nivel çmimesh me Gjermaninë, Italinë e Portugalinë – por me të ardhura që janë vetëm 41% e mesatares europiane.
Turistët të zhgënjyer: “Ishte më lirë të hanim jashtë sesa të gatuanim!” Alesandro, një turist italian në Tiranë, tregon për zhgënjimin e tij pas një vizite në supermarket:
“Morëm verë, mish, pasta, djathë dhe disa perime. Prisnim të paguanim rreth 15 euro, por fatura na doli 35 – më shumë se në Bolonjë!”
Një tjetër turist britanik, që vizitoi një supermarket në Golem, shkruan në rrjete:
“5 domate, 3 qepë, një kokë sallatë, disa patate dhe një spec – 15 euro. Nuk po e besonim! Më lirë ishte të hanim në restorante sesa të gatuanim vetë.”
Produktet bazë – më të shtrenjta se në BE Çmimet e disa produkteve kryesore janë rritur ndjeshëm:
Qumështi, djathi dhe vezët: 131% e mesatares së BE-së
Ushqimet e tjera: 124.8%
Pijet joalkoolike: 119%
Cigaret, në kontrast, kushtojnë vetëm 47% të mesatares europiane
Shqipëria, më e shtrenjtë se rajoni Në rajon, Shqipëria ka çmimet më të larta për ushqimet, duke lënë pas edhe vende si Maqedonia e Veriut (73.4%), Rumania (75.5%) dhe Polonia (79.5%). Madje edhe Spanja dhe Çekia rezultojnë më të lira.
Pse kaq shtrenjtë?
Ekspertët e lidhin këtë me disa faktorë:
TVSH e lartë mbi ushqimet
Kosto të larta të transportit dhe mungesë infrastrukture logjistike
Mungesë konkurrencë dhe spekulime me çmimet