E enjte, 19 Qershor, 2025

“Urojnë vdekjen e dikujt që s’e njohin”, modelja e ‘OnlyFans’ kërcënohet me jetë pas thashethemeve për romancë me Jamal

Influencerja dhe modelja e “Only Fans”, Fati Vazkez ka marrë kërcënime me jetë pas thashethemeve se është në një romancë me yllin 17-vjeçar të Barcelonës, Lamin Jamal.

Thashethemet nisën pas fotove të shpërndara në internet ku dyshja duket se kalojnë pushimet në të njëjtin vend.

Anësori i Barcelonës, i cili vjen pas një sezoni të suksesshëm me tituj si në La Liga ashtu edhe në Copa del Rey, publikoi një seri fotosh nga një vend pushimi me barka, bregdete shkëmbore dhe një pishinë luksoze.

Vetëm disa ditë më vonë, Vazkez postoi foto nga një mjedis pothuajse identik. Tifozët e Lamin shpejt vunë re ngjashmëritë dhe filluan të spekulonin rreth një lidhjeje të mundshme romantike midis dyshes.

Mes një valë spekulimesh, 30-vjeçarja përdori mediat sociale për t’iu përgjigjur mesazheve me kërcënime që ka marrë.

“Është e trishtueshme të shohësh se si disa njerëz mbajnë kaq shumë errësirë ​​brenda saqë arrijnë t’i urojnë vdekjen dikujt që as nuk e njohin”, shkroi ajo. “Ajo që të tjerët projektojnë flet më shumë për ta sesa për mua. Unë zgjedh të jetoj me qëllim, të vazhdoj të rritem dhe të rrethohem me dritë.”

Ajo shtoi: “Atyre që më dëshirojnë të keqen, u uroj shërim, sepse askush që është mirë me veten nuk dëshiron të shkatërrojë një tjetër.”

Pavarësisht bujës në rrjetet sociale, Lamin Jamal thuhet se ka mohuar thashethemet.

Gazetari Havi de Hojos pretendoi se ka folur drejtpërdrejt me futbollistin, i cili sipas tij këmbëngul se ‘nuk ka asgjë mes tyre’.

De Hojos gjithashtu la të kuptohej se influencerja mund të jetë e lidhur me një lojtar tjetër të Barcelonës, megjithëse nuk u konfirmuan emra.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit