Sot, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndruesheme.
Fillimisht, moti parashikohet të jetë pjesërisht i kthjellët, me vranësira në shtim përgjatë orëve të pasdites. Më të theksuara vranësirat paraqiten përgjatë relieveve malore në lindje e juglindje.
Parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit nga orët e mesditës, ndërsa në lindje e juglindje, parashikohet hera –herës reshje me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra, shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe lokalisht breshër.
Në mbrëmje pritet ndërprerja graduale e këtyra shirave.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim, me shpejtësi mesatare 5 m/s. Në lugina dhe bregdet, hera-herës fiton shpejtësi deri në 10m/s. Valëzimi i detit shënohet 1 – 2 ballë.