E martë, 24 Qershor, 2025

Angelina Jolie feston 50-vjetorin

Aktorja e njohur Angelina Jolie ka festuar 50-vjetorin e lindjes, duke reflektuar mbi një karrierë të pasur me role që kanë lënë gjurmë në historinë e kinemasë.

Ndjekur me entuziazëm nga publiku, suksesi i saj i parë i madh erdhi me dramën e vitit 1999 “Girl, Interrupted”. Në rolin e Lisa Rowe, një paciente me diagnozë sociopatie, Jolie mori vlerësimin më të lartë të industrisë çmimin Oscar për aktoren më të mirë mbështetëse, një sukses që i hapi dyert për role edhe më të mëdha.

Në vitin 2001, ajo u transformua në një heroinë aksioni me adaptimin e famshëm të video-lojës “Lara Croft: Tomb Raider”, duke fituar zemrat e audiencës në mbarë botën. Pas këtij triumfi, Jolie vazhdoi me hitet e aksionit si “Wanted” dhe “Salt”, duke konsoliduar pozicionin e saj si ylli i zhanrit.

Por Angelina nuk u ndal me vetëm aksionet. Ajo eksploroi edhe role dramatike të fuqishme, si në “Changeling” të regjisorit Clint Eastwood, ku u nominua për Oscar, apo si personazhi i magjishëm dhe i errët në filmat e Disney-t “Maleficent”, që rikrijoi përrallat e fëmijërisë në një mënyrë krejtësisht të re.

Jeta personale e Jolie-s ka qenë gjithashtu në qendër të vëmendjes. Martesa me aktorin Brad Pitt, e nisur gjatë xhirimeve të filmit “Mr. and Mrs. Smith” në 2005, dhe më pas e kurorëzuar me martesë në 2014, pati ndikim të madh në tabloidët e botës, ndërsa divorcimi i tyre dy vjet më vonë bëri jehonë të madhe.

Përtej ekranit, Angelina është një aktiviste e fuqishme, e përkushtuar në mbrojtjen e arsimit dhe të drejtave të refugjatëve në mbarë globin. Ajo është gjithashtu regjisore e katër filmave deri tani, duke treguar një talent shumëdimensional që shtrihet përtej aktrimit.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit