Shërbimet e Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë, shtetasin H..B., 35 vjeç, banues në fshatin Sinë, pasi teksa drejtonte automjetin në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me një automjet tjetër.
Nga përplasja e automjeteve ka patur vetëm dëme materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës të Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.