Një ngjarje rëndë ka ndodhur në Vjenë, ku një stjuardesë 24-vjeçare nga Palermo, Aurora Maniscalco, humbi jetën pasi ra nga kati i tretë i një ndërtese.
Incidenti ndodhi rreth orës 1:00 të mëngjesit në natën mes të shtunës dhe të dielës. E reja u dërgua menjëherë në spital me plagë të rënda, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ajo ndërroi jetë ditën e djeshme.
Policia austriake po heton rrethanat e ngjarjes, ndërsa dyshimet janë se mund të mos ketë qenë një aksident.
Aurora ishte e shoqëruar nga i dashuri i saj 27-vjeçar, gjithashtu nga Palermo, i cili është marrë në pyetje nga hetuesit.
Prindërit e viktimës u nisën menjëherë drejt Vjenës sapo mësuan për ngjarjen e rëndë të vajzës së tyre dhe u pritën nga ambasadori italian.
Aurora Maniscalco punonte si stjuardesë për kompaninë ajrore Lauda Air, ndërsa i dashuri i saj ishte i punësuar si asistent fluturimi në një tjetër linjë ajrore.