Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Izraeli ashtu edhe Irani kanë shkelur armëpushimin në Lindjen e Mesme.
Duke folur me gazetarët përpara se të nisej për në samitin e NATO-s në Hagë, ai tha se nuk është “i kënaqur” me Izraelin dhe Iranin, përpara se të shtonte se është “vërtet i pakënaqur” me Izraelin.
Trump thotë se do të ishte një “shkelje e rëndë” nëse Izraeli do të hidhte bomba mbi Iranin tani, duke i thënë Izraelit “sillni pilotët tuaj në shtëpi, tani”.
Ai shton se kapacitetet bërthamore të Iranit janë “zhdukur” dhe thotë se Teherani nuk do ta rindërtojë kurrë programin e tij bërthamor.