Pas zhurmës së krijuar rreth paraqitjes së saj në festën e ditëlindjes, ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Gresa Gashi, ka vendosur t’i japë fund heshtjes.
Veshja e saj, një fustan i zbukuruar me gurë shkëlqyes, bëri bujë në rrjet, ku shumë prej ndjekësve komentuan se i dukeshin të brendshmet.
Në një reagim të drejtpërdrejtë në Instagram, Gresa zgjodhi të mos fshihet pas diplomacisë, por të flasë hapur për kritikat që ka marrë.
“E di që shumë kanë komentuar trupin tim, brekët e mia, peshën time… Edhe çka?”, shkruan ajo, duke e kthyer vëmendjen tek vetja si individ: “Unë s’jam as momenti, as brekët, as pesha. Unë jam një çikë që organizoi një festë si mbretëreshë.”