E mërkurë, 25 Qershor, 2025

Akuza të forta nga Liam Mandiaro për BBVA: Fituesja kishte kontakt me jashtë

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Liam Mandiaro, ka hedhur dyshime serioze mbi rregullsinë dhe transparencën e formatit. I ftuar në emisionin “Kosova Live” në T7, ai deklaroi se gjatë qëndrimit në shtëpi ka vërejtur elementë që sipas tij cenojnë ndershmërinë e lojës.

“Fituesja ka pasur telefon në dhomën e rrëfimit dhe fliste me familjen,” u shpreh ai, duke shtuar se kjo krijon një avantazh të padrejtë ndaj pjesëmarrësve të tjerë, të cilët kanë qëndruar në izolim të plotë.

Megjithëse nuk përmendi emra konkretë, përdorimi i fjalës “fituesja” i ka bërë ndjekësit të aludojnë se ai i referohet Egla Cenos, fitueses së edicionit të fundit të BBVA.

Më tej, Liami shtoi se ka parë tabela me udhëzime në dhomën e rrëfimit, për të cilat iu tha se “nuk janë për të”, duke ngritur edhe më shumë dyshime mbi ndërhyrjet e mundshme në rrjedhën e lojës.

“Ka pasur favorizime që kanë ndikuar drejtpërdrejt në rezultatin final,” tha ai.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit