Ditën e sotme në vendin tonë, do të vijojnë valët e nxehta afrikane ndikimin e tyre, duke sjellë në vendin tonë mbizotërim të motit të kthjellët dhe temperaturave shumë të larta gjatë paradites.
Vlera ekstreme priten në Qarkun e Elbasanit dhe Beratit. Parashikohet që orët e pasdites të sjellin kalime vranësirash nëpër të gjithë territorin, ku më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat malore Lindore, megjithatë nuk priten reshje.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditë, duke bërë që vlera minimale të regjistrohet në qytetin e Ersekës 15°C, ndërsa maksimalja pritet në Koplik dhe Cerrik, duke arritur një maksimum prej 39°C.
Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi mbi 28 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, kjo do të bëjë që në në brigjet detare të krijohet dallgëzim i ulët.