E premte, 27 Qershor, 2025

Dyshohet se abuzuan seksualisht me një 38-vjeçare, 2 të arrestuar në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë.

Dy persona të moshës 61 dhe 66 vjeç kanë rënë në prangat e policisë, pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një grua 38 vjeçe.

Kallëzimi është bërë nga vëllai i 38-vjeçares, ndërsa ka denoncuar se dyshon se motrën e tij e kanë shfrytëzuar edhe për prostitucion.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit A. B., 61 vjeç dhe V. T., 66 vjeç, pasi ka kallëzuar një shtetas, se këta të dy dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me motrën e tij 38 vjeçe (shtetase e pazotë për t’u mbrojtur). Gjithashtu, ka kallëzuar dhe dyshon se 61-vjeçari e ka shfrytëzuar 38-vjeçaren, për prostitucion. Vijojnë hetimet për verifikimin e kallëzimit”, njoftoi sot policia.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit