E premte, 27 Qershor, 2025

Humb jetën 33-vjeçari/ Shkak dyshohet mbidoza e heroinës

Mëngjesin e sotëm, në lagjen “Brigada 17 Sulmuese” në qytetin e Elbasanit, është gjetur pa shenja jete një 33-vjeçar.

Dyshohet se shkaku i vdekjes mund të jetë mbidoza, pasi viktima ishte përdorues i lëndëve narkotike, konkretisht heroinës.

Njoftimi:

Mëngjesin e sotëm, në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, është gjetur pa shenja jete shtetasi K. Z., 33 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Dyshohet se ai ka humbur jetën për shkak të mbidozës, pasi ishte përdorues i heroinës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit