E hënë, 30 Qershor, 2025

Vijon problemi me sistemin e gjendjes civile në Dibër e Bulqizë

Zyrat e gjendjes civile në shumë njësi administrative të Qarkut Dibër po përballen me problem të funksionimit të sistemit.

Pak ditë më parë i gjithë sistemi i gjendjes civile kishte rënë dhe nuk jepej asnjë shërbim nga punonjësit për shkak se sistemi online nuk funksiononte.

Ndërkohë situata ka ardhur duke u përmirësuar por ende ka probleme.

Në asnjë nga njësitë administrative të Bashkisë Mat, sistemi online i gjendjes civile nuk funksionon e për këtë arsye punonjësit aty nuk mund tju japin shërbim qytetarëve.

Ndërkohë, problemi i mosfunksionimit të këtij sistemi është në drejtorinë e përgjithshme të gjendjes civile, që është në varësi të Ministrisë së Brendshme, por që deri në publikimin e këtij lajmi nuk ka asnjë sqarim lidhur me arsyet e problemit në fjalë.

Nga ana tjetër, mosfunksionimi i këtij sistemi vjen në një kohë kur në vendin tonë vijnë emigrantët për pushime dhe e shfrytëzojnë kohën për të aplikuar për dokumentet biometrike apo për regjistrmin e fëmijëve të lindur jashtë vendit.

Me problematikë të ngjashme janë përballur edhe 3 bashkitë e tjera të Qarkut Dibër, Klos, Bulqizë e Dibër, duke shkaktuar një shqetësim për të gjithë qytetarët që kërkojnë të marrin shërbime në zyrat e gjendjes civile.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit