E martë, 1 Korrik, 2025

Shfaqet Bruceloza në Dibër, izolohen disa familje

Pas sëmundjes së murtajës së ruminantëve të vegjël në Dibër është shfaqur edhe sëmundja e brucelozës.

Janë dy familje të cilat janë izoluar në Njësitë Administrative Kastriot dhe Muhurr në Bashkinë Dibër.

Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu tha se situata nuk është alarmante pasi të dyja familjet janë izoluar dhe është bërë azgjësimi i kafshëve shtëpiake të infektuara me bakterin Brucella. Sipas prefektit Shehu për të gjithë anëtarët e këtyre familjeve, por edhe për persona të tjerë që sipas deklarimeve kanë patur kontakte me to kohët e fundit, janë bërë të gjitha analizat e nevojshme dhe ka nisur kurimi i tyre.

Prefekti Nexhbedin Shehu tha se rastet duken të izoluara, por gjen rastin t’u bëjë apel mediatik banorëve të mos neglizhojnë shenjat e sëmundjes.
Bruceloza është sëmundje ngjitëse e shkaktuar nga konsumimi i qumështit të pa-sterilizuar ose mishit të papjekur nga kafshët e infektuara, ose nëpërmjet kontaktit të ngushtë me sekrecionet e tyre.

Kjo sëmundje shfaqet në forma të ndryshme që nga djersitja, ethe, të dridhura, djersitje me erë të keqe, lodhje, gjendje e keqe shëndetësore në përgjithësi, humbje oreksi, dhimbje në muskuj dhe kyçe, dhimbje koke, diarre ose kapsllëk dhe të vjella.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit