Shqipëria do të përjetojë një tjetër ditë përvëluese të hënën, më 7 korrik, me temperatura që pritet të ngjiten deri në 37°C në shumë zona të vendit.
Sipas parashikimeve më të fundit, moti do të jetë i kthjellët dhe pa reshje, ndërsa dielli do të dominojë pjesën më të madhe të ditës.
Temperaturat minimale në orët e mëngjesit do të zbresin në rreth 17°C, por ngjitja graduale gjatë ditës do të sjellë vapë të ndjeshme në të gjithë territorin.
Ekspertët e meteorologjisë paralajmërojnë për rrezik të dehidrimit dhe goditjes nga i nxehti, veçanërisht për personat që qëndrojnë gjatë në diell gjatë orëve të mesditës.
Era do të jetë e lehtë dhe nuk do të ndikojë ndjeshëm në ndjesinë termike.