E enjte, 10 Korrik, 2025

Vrasja e 23-vjeçarit në liqenin e Shkopetit, flasin fqinjët e Renis Dobrës: Janë familje e mirë! Ai ishte fëmijë

Fqinjët e 23-vjeçarit Renis Dobra i cili u gjet i vdekur në liqenin e Shkopetit me plagë në trup dhe fytin e nxirë, kanë folur për mediat lidhur me ngjarjen dhe familjen e të riut.

Ato kanë treguar se lajmin e rendë e kanë marrë vesh në media;

“E kam marrë vesh në lajme që e kanë vrarë filanin. Komshinj jemi, shkuam për një ngushëllim”, tha njëra prej tyre, ndërsa një tjetër tha: “Janë familje e mirë dhe ai si fëmijë ka qenë fëmijë, nuk merresh me një fëmijë, është krim ky. Nuk dimë çfarë të themi. I riu rregullohet! Familje shumë e rregull këtu në katun. Nuk e kemi gjë, fqinj jemi.”

DINAMIKA E NGJARJES

23-vjeçari dyshohet se është rrëmbyer dhe më pas është vrarë, por blutë ende s’kanë saktësuar shkakun e vdekjes së tij.

Sipas burimeve, thuhet se nga kamerat e sigurisë gjatë rrugës është fiksuar një automjet që shoqëronte makinën e Renis Dobrës, nga fshati Zenisht deri në qytetin e Burrelit.

Ndërkohë nga Burreli deri tek vendi ku u gjet trupi i viktimës raportohet se nuk ka kamera sigurie.

Trupi i tij i pajetë është dërgua në morg, ndërsa pritet ekspertiza. I riu u denoncua i zhdukur nga babai i tij në polici, pasi nuk u kthye më në banesë.

Ai ka shkuar në polici rreth orës 21:30 të mbrëmjes së të martë (8 Korrik) ku ka deklaruar se prej tre orësh nuk kishte asnjë kontakt me të birin. Pas orësh kërkime trupi i pajetë i viktimës u gjet pranë liqenit të Shkopetit.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit