E premte, 11 Korrik, 2025

Shkrumbohet restoranti në Theth, detajet e para

Një restorant u shkrumbua totalisht pasi u përfshi nga zjarri në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje.

Shërbimet e policisë dhe zjarrfikëses, kanë shkuar në vendin e ngjarjes duke neutralizuar zjarrin.

Nga flakët nuk pati persona të lënduar, por një dëm të konsiderueshëm material.

Policia tha se po heton për shkaqet ndërsa pronarët e restorantit u shprehën se nuk e përjashtojnë mundësinë që zjarri të ketë qenë i qëllimshëm.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit