Rama kërkon që të shkarkohen të gjithë kryetarët e njësive administrative në të gjithë vendin.
“Kryetarët e njësive administrative të Republikës së Shqipërisë të gjithnjë duhet të shkarkohen. T’iu ri jepet mundësia, por duke iu dhënë mundësi e të tjerëve që mund të jenë më të zotë se ata.
Vota që kemi marrë më shumë se çdo herë tjetër, e kanë rritur diferencën mes sa jemi në anëtarët partie dhe sa janë ata që e duan këtë parti në krye.
Tu japim mundësi të re njerëzve që të kontribuojnë për këtë vend, drejtorë dhe kryetarë njësish nuk i fus të gjithë me një thes, se me siguri ka siç është kryetari i njësisë së Novoselës, që mund të ketë 30 vite, por është ditën dhe natën në krye të detyrës.
Të tjerët, mjafton të shohësh si lulëzojnë barërat e këqijave për ta kuptuar që nuk janë në funksion, kryetari i njësisë që ka varrezat e elbasanasit, duhet shkarkuar pa kthim”, tha Rama.
“Shpresoj që ditën e hënë të gjithë kryetarët e njësive administarive të jenë të shkarkuar”, tha Rama.
Kreu i qeverisë u shpreh se të gjithë kryetarët e njësive administrative të Republikës së Shqipërisë të gjithë duhet të shkarkohen.
“T’ju rijepet mundësia, por tu jepet para të tjerëve që të tregojnë se mund të jenë më të zotët se ata”, deklaroi Rama.
Edi Rama: “Këtu janë edhe disa nga kryetarët e forcave të tjera, sa i përket kryetarëve ë PS të gjithë kryetarët e njësive administrative duhet të shkarkohen, që të gjithë.
Kryetarët e njësive administrative të Republikës së Shqipërisë të gjithë duhet të shkarkohen. T’ju rijepet mundësia, por tu jepet para të tjerëve që të tregojnë se mund të jenë më të zotët se ata.
Votat që kemi marrë më shumë se çdo herë tjetër e kanë rritur diferencën me sa jemi ne anëtarë partie dhe sa janë ata që e duan këtë parti në krye. Kjo do të thotë që duhet të rrisim hapësirën për ata të tjerët që nuk na njohin, nuk janë çdo ditë me ne, por na kanë dhënë votën duke na dashur në krye duke besuar se mund të bëjmë më mirë, jo të bëjmë atë që kemi bërë.