E premte, 11 Korrik, 2025

Ishte shpallur në kërkim për trafikim narkotikësh, arrestohet 29-vjeçari në Klos

Vijon operacioni policor antidrogë i koduar.

Si pasojë është arrestuar shtetasi i identifikuar si Edison Ndoja pasi ishte shpallur në kërkim nga Policia e Dibrës për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Blutë bëjnë me dije se vijon puna edhe për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë, të përfshirë në këtë veprimtari.

Njoftim i Policisë:

Si rezultat i administrimit të informacioneve të siguruara në rrugë operative, nga shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Dibër, mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim gjatë operacionit “Pritja”, në bashkëpunim të ngushtë, u kap nga Forca e Posaçme Operacionale e DVP Tiranë dhe u vu në pranga shtetasi E.N., 29 vjeç, banues në Allias, Tiranë.

Për këtë shtetas Gjykata e Dibrës, ka kërkuar ndalimin e tij, për veprën penale”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë, të përfshirë në këtë veprimtari.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit