E hënë, 14 Korrik, 2025

Grabitje në Dibër, hajdutët nuk kursejnë as frigoriferin, vjedhin para, bizhuteri dhe ushqime

Një banesë është grabitur mbrëmjen e së shtunës në fshatyin Kastriot të Dibrës. Mësohet se persona ende të paidentifikuar nga policia kanë hyrë në një shtëpi private dhe kanë marrë një shumë të konsiderueshme parash, bizhuteri e madje edhe mishin në frigorifer.

Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në orët e vona të natës së 12 Korrikut teksa familjarët kanë qenë në një rast familjar jashtë fshatit. Dyshohet se pikërisht autorët kanë shfrytëzuar këtë fakt dhe kanë hyrë në banesë ku fillimisht kanë dëmtuar kamerat e sigurisë e më pas kanë hyrë në banesë.

Sipas dëshmisë së dhënë nga anëtarët e familjes në policinë e Dibrës, autorët kanë arritur të marrin një shumë të konsiderueshme parash, bizhuteritë dhe mishin në frigorifer.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit