Policia e Shkodrës ka vënë në pranga 41-vjeçarin S.J, i cili një ditë më parë kanosi me armë zjarri fqinjin e tij në fshatin Dobraç, duke shtënë me pistoletë.
Sipas njoftimit zyrtar, pas hetimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Serjan Jahja, 41 vjeç, për veprat penale:
-“Vrasja me dashje, mbetur në tentativë”
-“Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve”
-“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”
Gjatë kontrollit në banesën e të arrestuarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë, sasi municioni luftarak si dhe shuma të konsiderueshme parash në valuta të ndryshme, që dyshohen të jenë produkt i veprimtarive kriminale.
Të gjitha provat materiale janë sekuestruar, ndërsa procedurat ligjore për vijimin e hetimeve do të zhvillohen nga Prokuroria e Shkodrës.